Kamerat e sigurisë në një stacion metroje në Kinë, kanë filmuar momentin kur shkallë elektronike janë prishur dhe njerëzit që ishin në të janë rrëzuar duke rënë mbi njëri-tjetrin.
Sipas medieve vendase, shkallët lëvizëse mundësonin transportin e udhëtarëve nga një stacion metroje në Ningbo, provincën Zhejiang të Kinës lindore. Nga ky incident mbetën të plagosur pesë persona.