INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishet miqësia mes Fifit dhe Luana Vjollcës?! Ky DETAJ çudit fansat

Prishet miqësia mes Fifit dhe Luana Vjollcës?! Ky DETAJ çudit fansat

Publikuar më: 10:37 02-04-2021

Të gjithë e dimë se prej kohësh, Fifi dhe Luana Vjollca kanë shoqëri të mirë me njëra-tjetrën. Gjatë sezoneve të emisionit të Luanës, “Shiko Kush Luan”, Fifi na ka shoqëruar me performancat e saj muzikore dhe në rrjete sociale por edhe në ekran, ato ia kanë shprehur shpesh dashurinë njëra-tjetrës.

Fifi dhe Luana ishin shoqe ‘për kokë’, ndaj do të ishte e llogjikshme që nëse s’i kishte bërë një urim publik, Luana të ishte të paktën e pranishme në festën e ditëlindjes së Fifit. Mirëpo, u vu re se moderatorja s’bëri asnjë nga këto.

Fifi festoi mbrëmë 27 vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.

Dy vajzat vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale por nëse më parë s’ndalonin dedikimet e bukura publike, për ditëlindjen e Fifit moderatorja heshti.

Kjo na bëri të dyshojmë se mes tyre mund të ketë pasur ndonjë keqkuptim që mund të ketë prishur paksa marrëdhënien, mirëpo ende nuk dihet çfarë.

As Fifi dhe as Luana s’kanë reaguar lidhur me këtë temë, teksa ne jemi të gjithë sy e veshë për të mësuar ç’bëhet me dy vajzat që publiku i ka kaq shumë përzemër.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045