Rikthimi i reshjeve të shiut gjatë ditës së martë ka sjell problemet e para në vend. Moti i keq ka dëmtuar linjën e tensionit të lartë 110 KW në Kukës, e për pasojë qyteti dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se pa energji ka mbetur edhe tuneli i Kalimashit. Ndërkohë mësohet se OST ndodhet në terren për të riparuar dëmin që do të risjellë energjinë elektrike.
Ndërkohë zonat pa energji elektrike janë: Uzina, Lapaj, Grykaj, Vanave, Kukës si dhe tuneli i Kalimashit.