Banorët e zonës së “Ish parkut të autobusëve”, janë ngritur në protestë kundër rrethimit që i është bërë këtij parku nga një kompani ndërtimi me qëllimin ndërtimin e pallateve.
Banorët e kësaj zone duke kërkuar që lulishtja të ngelë, pasi është i vetmi vedn ku ata rrinë, janë bashkuar dhe ka shkatërruar gardhin e kësaj kompanie.
Rrethimi i lulishtes është bërë gjatë natës, çka përr banorët është e qëllimshme për t’i shpëtuar syve të qytetarëve.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe disa efektiva të policisë.
Grupimi “Qytetarët Për Parkun” , aktivistë që kanë kundërshtuar edhe prerjen e pemëve dhe betonizimin tek Liqeni Artificial i Tiranës, përmes një postimi në faqen e tyre të Facebook, kanë lajmëruar me pare për një protestë në orën 19:00.
Njoftimi
Kush mundet te vije te diskutojmë ne lidhje me pallatet qe pritet te ndërtohen te ish parku i autobuzave.
Takimi është organizuar nga banoret e zonës. Takohemi në park në orën 19:00. Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, ku Rilindja u mandatar për një 4 vjeçar të dytë qeverisës, sot shënohet edhe protesta e parë.
Mos e humbisni nëse doni ajrin e pastër, jetën e shëndetshme, një hapësirë çlodhëse dhe një qyetet model.