INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishja e banesave tek Stacioni i Treni: Ja çfarë bën 74 vjeçari  për të “mbrojtur” shtëpinë

Prishja e banesave tek Stacioni i Treni: Ja çfarë bën 74 vjeçari për të “mbrojtur” shtëpinë

Publikuar më: 12:05 15-03-2016

Banorët vijojnë protestën e tyre kundër prishjes së banesave tek Stacioni i Trenit, ku pritet të nisë ndërtimi për Bulevardin e Ri. Protesta e tyre ka arritur kulmin, kur një i moshuar ka hipur në çatinë e banesës së tij dhe refuzoi për disa orë të largohet. Banesa e tij është një prej 6 banesave që janë parashikuar të prishen nga Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.

74- vjeçari i identifikuar si Shaban Tresa është i pakënaqur me kompensimin për banesën e tij të cilën e ka trashëguar nga i ati dhe kërkon tia lërë fëmijëve. Tresa thotë se për prishjen e banesës i është dhënë një vlerë kompensimi  prej 30 milionë lekëve të vjetra, shumë e cila sipas tij nuk i mjafton për të marrë një banesë tjetër.

Ndërkohë IKMT po vijon me prishjen e godinave pranë.

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146