Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e godinës së INSIG, por aksioni nuk është pritur mirë nga pronarët e godinës. Prona i përket familjes Petrela dhe një prej anëtarëve të saj ka thënë se nuk janë dakort me këtë vendim, pasi nuk u kanë garantuar vlerën e shpronësimit dhe se ka vendim një gjykate që objekti të mos shembet.
Madje ai ka shtuar se ndërtesa është Ansambël i kulturës tiranase.
Po gjithësesi IKMT kanë nisur rrethimin e godinës me shirit dhe ka vendosur të kryejë shembjen, me argumentin se kjo ndërhyrje bëhët në kuadër të projektit të Unazës së Vogël.