INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishtina në “shtetrrethim” për Thaçin Presidenti!

Prishtina në “shtetrrethim” për Thaçin Presidenti!

Publikuar më: 13:52 08-04-2016

Atifete Jahjaga i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në kushte të pazakonta, “të rrethuar” nga policë të shumtë.
Kjo ceremoni në fakt nuk u prit aspak mirë nga opozita e pa nisur mirë, ata u përpoqën, që ta pengonin duke hedhur gaz lotsjellës në shesh dhe për këtë arsye disa nga aktivistët e Vetëvendosjes u arrestuan.

Më pas u vendos qetësia nga forca të shumta të policisë, të cilët rrethuan sheshin dhe ceremonia vijoi.

Në ceremoninë e veçantë të zhvilluar në sheshin Skënderbej, në Prishtinë merrnin pjesë shumë personalitete të botës mes tyre dhe nga Shqipëria, Presidenti Nishani, Kryeministri, Rama, Kreu i Kuvendit, Meta.

Ish Presidentia, Jahjaga mbajti e para një fjalim të shkurtër dhe i dorëzoi Thaçit, Kushtetutën.

“Ta mbroni këtë Kushtetutë të shtetit tonë dhe synimin qëllimin e saj, që të gjithë qytetarët të jenë të lirë dhe të barabartë para ligjit”. – tha Atifete Jahjaga
E më pas Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u betua duke thënë se do të jetë gardian i kësaj Kushtetute.

Fjala e Thaçit:


“Jam President i heronjve, që ëndrrën e bënë realitet, pasi heronj janë të gjithë qytetarët e Kosovës. Kam emocione dhe nder që në këtë shesh te iu drejtohem si president i Republikës se Kosovës. Iu ftoj si qytetar të lutemi dhe të falenderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për të qënë ne sot të lirë. Sot jemi të bashkuat si vend dhe si popull. Me kontributin dhe sakrificën tuaj sot i tregojmë botës që kemi arritur pjekuri si shtet demokratik. Po fillojmë një traditë të re. Kjo ceremoni është një kapitull i ri në librin tonë të përbashkët të sukseseve dhe janë monumentet e shtetësisë, që po i qëndisim bashkë. Shteti ynë nuk do të ndalet! Kosova do të jetë partnerë i fortë kundër terrorizmit dhe nuk do të ketë kompromis ndaj atyre, që kërcënojnë jetën e çdo qytetari.”

Presidenti Thaçi foli dhe për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai mendon se ato duhet të vazhdojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799