INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishtina nuk tërhiqet nga taksa, Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës: Të shmanget katastrofa

Prishtina nuk tërhiqet nga taksa, Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës: Të shmanget katastrofa

Publikuar më: 13:42 04-12-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar ndihmë Kinës pasi Prishtina i konfirmoi komisionerit Johannes Hahn se nuk do të tërhiqet nga vendosja e taksës derisa Beogradi zyrtar ta njoh atë si shtet. Në takimin me ambasadorin kinez në Beograd Vuçiç pretendoi se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës më 15 dhjetor dhe mos heqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë bëhet me qëllim që të largohet popullsia serbe në veri. Ai paralajmëroi se "sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës mund të çojë në katastrofë, sepse Serbia nuk mund dhe nuk do të shikojë në heshtje shkatërrimin e popullit serb". Vuçiç i kërkoi " Kinës që të përdorë rolin dhe ndikimin e saj në botë dhe të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Sipas kreut serb këto vendime "do të kenë pasoja katastrofike" nëse "dikush nuk e ndërgjegjëson Prishtinën sa më shpejt që të jetë e mundur". Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë. Nga ana tjetër pas takimit që pati me drejtuesit e lartë në Prishtinë, komisioneri Hahn tha se Bashkimi Evropian ishte i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore. Ai tha se heqja e barrierave tregtare është një nga qëllimet e BE-së. Përsa i përket liberalizimit të vizave komisioneri tha se e kupton padurimin e qytetarëve edhe të politikanëve por pohoi se data më realiste është 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668