Llotaria Amerikanë ka marrë gjithnjë interesimin e qytetarëve shqiptare, të cilët vitet e fundit janë shtuar në numër për nga interesimi. Por për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, muaji maj pritet me ankth për të gjithë ata që kanë aplikuar.
Edhe pse si zakonisht përgjigjet dilnin më datë 3 apo 5, Ambasada Amerikane ka bërë me dije se kjo datë ka tashmë ndryshuar. Ambasada lajmëron se data është shtyrë për 15 ditëshin e dytë të muajit maj duke lajmëruar se data e daljes së përgjigjes të fituesve të lotarisë është 15 maji i 2018.
Për të parë nëse janë fitues ose jo, aplikuesit, të regjistruar në DV-2019, mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit, dhe ta kontrollojnë atë online.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e lotarisë për vetën dhe anëtarët e familjes.
Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistimit për vizë nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve. Gjatë kohës së aplikimit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare.