Fjolla Morina është jë nga këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare. Ajo gjithmonë ka parapëlqyer që në tregun muzikor të vijë ndryshe nga të tjerët, duke provokuar gjithnjë fansat e saj jo vetëm me fotot, por edhe me deklaratat e ndryshme.
Këngëtarja shqiptare postoi pak më parë disa imazhe që na kujtojnë pikërisht ato të Kim-it, të publikuara 6 muaj më parë.
E veshur me një trupore bojëqielli me shkëlqim, në një prej fotove ajo qëndron e shtrirë në shtrat me çarçafin që ka thuajse të njëjtën ngjyrë.
Në një foto tjetër Fjolla pozon e ulur në krevat, ndërsa makijazhi dhe modeli i flokëve të gjatë me onde i përafrohen asaj të yllit të “reality-show”-t.
Duhet pranuar se Fjolla i ngjan goxha në forma dhe paraqitje Kim. E pyetur për këtë fakt ajo është shprehur:
Unë nuk mendoj se kam shumë ngjashmëri me të, por s’më pengon krahasimi, sepse është një vajzë tepër e bukur”.