Përfliten prej vitesh se janë në lidhje dashurie megjithatë kurrë nuk e kanë pranuar publikisht. E kemi fjalën për modelen Adrola Dushi dhe reperin Capital T, të cilët as e kanë pranuar as e kanë mohuar lidhjen e tyre. Por Adrola la postuar disa foto e video nga eventi që Kapo bëri me miqtë në Prishtinë pak ditë para koncertit të tij “Time Capsule 2”. Një kapitull i ri për Capital T por edhe për Adrolën e cila duket se po i bën menaxhimin perfekt partnerit të saj. Pak ditë më parë edhe Capital T tha në një intervistë se ishte në një lidhje me një vajzë bukuroshe të cilën e donte shumë. Andaj të gjitha indiciet na çojnë tek Adrola si modelja më e bukur që kemi.