INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prisni pak! Enca nuk heq dorë, a është kjo deklaratë e fundit e saj një “diss” për Noizyn? Shikojeni! [FOTO]

Prisni pak! Enca nuk heq dorë, a është kjo deklaratë e fundit e saj një “diss” për Noizyn? Shikojeni! [FOTO]

Publikuar më: 21:36 29-06-2018

Enca dhe Noizy kanë qenë dyshja më e njohur e shoëbiz-it shqiptar. Tashmë secili po ndjek karrierën individuale, pas largimit të Encës nga grupi OTR. Mirëpo që pas sherrit të bujshëm të tyre, jo rrallë herë ata e kanë ngacmuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale, madje Noizy shprehej se ai ishte arsyeja kryesore që Enca u bë e suksesshme. Por ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar në Instastory një sërë fotosh dhe video ku tregon sukseset e saj ndër vite dhe nëpërmjet një statusi ka treguar se gjithçka e ka arritur falë punës së saj dhe ndihmës së familjes.

“Dhe tashmë përgjigja djema … shumë njerëz u bënë pjesë e rrugës së udhëtimit derisa unë u bëra, isha vetëm, vetëm unë dhe familja ime.

Ndiqni dhe ju ëndërr tuaj dhe mos lejoni askënd t’ju tregojë se çfarë të bëni, ose tregoni se nuk jeni mjaft të mirë apo edhe më keq, tregoni se ju kanë bërë njerëzit e tjerë.

Dhe më e rëndësishme për të gjithë është të jesh njeri i mirë, nuk mund të jesh artiste nëse nuk je njeri i mirë.”, shkruante Enca

“Merrni një këshillë nga një artist i vetë-krijuar Ju jeni i mirëpritur. Paçi fat”, përfundon Enca në postimet e saj.

iwas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434