Një nga filmat që ju mbante mbërthyer pas ekranit të televizionit, po rikthehet...pas 7 vitesh pushim.
Dhe sa për t’iu shuar paksa kuriozitetin, traileri i parë për “Prison Break” ka zbuluar se i burgosuri cili besohej se mund të kishte vdekur në përfundmimin e sezonit të katërt, Mikael Scofield (Wentworth Miller) është gjallë. Por videoja e re për Fox nuk ka zbuluar vetëm faktin që ai është gjallë, por edhe se ka mbijetuar dhe është burgosur përsëri, këtë herë në Maroko.
Prion Break, vazhdon të jetë një ndër serialet me shikueshmërinë më të lartë në të gjithë botën dhe me artistët më të mirë të realizimeve aksion. Deri atëherë, shuajeni një përqindje të vogël kurioziteti nëpërmjet këtij traileri i cili fillon me djalin e vogël Scofield dhe nënën e tij, Sarën.