INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet fluks turistësh, tani guida profesionale

Pritet fluks turistësh, tani guida profesionale

Publikuar më: 18:40 31-03-2016

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike thotë se parashikohet që viti i ardhshëm të ketë një fluks turistësh në rritje, kjo do të thotë kërkesa për cilësi më të lartë. Nuk janë më ata turistë që vijnë të vizitojnë një vend që nuk dihej se nga binte. Prurjet do të rriten edhe nga vende që nuk kanë ardhur deri më sot. Situata do të jetë më komplekse, pasi turistët kërkojnë cilësi maksimale, guida të mirëmenduara dhe që nxjerrin në pah aspektet më unike të Shqipërisë 

Ndërkohë, ambasadori i Zvicrës në Tiranë sugjeron që Shqipëria duhet të punojë për të identifikuar më mirë aspektet unike të saj, duke ofruar produkte turistike të veçanta, gjë të cilën e kanë konsoliduar tashmë vendet fqinje si Mali i Zi e Greqia. Për ambasadorin e Zvicrës, Christoph Grant, një nga sfidat me të cilët duhet të përballet turizmi shqiptar është të mos limitohet më vetëm te turizmi det dhe rërë, por të diversifikojë ardhjet në rajone të tjera dhe përtej sezonit. Tri janë aspektet ku duhet të fokusohet puna.

Së pari, Shqipëria duhet të gjejë identitetin e saj, për produktet dhe shërbimet. Duhet të jetë e ndryshme nga ajo e fqinjëve.

Së dyti, duhet të ketë një sjellje të integruar ku kombinohet infrastruktura, shërbimi dhe informacioni. Të tria këto elemente të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Së treti, cilësia e shërbimeve. Duhet të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të arrihen standardet ndërkombëtare. Kjo kërkon investime në burimet njerëzore, me trajnime dhe shtim të aftësive”, tha z. Grant.

Sipas tij, është e rëndësishme që të rritet profesionalizmi i guidave turistike, përmes trajnimeve dhe certifikimeve. “Në Zvicër, guida turistike ka një histori 150-vjeçare, kohë në të cilën turistët europianë nisën të eksplorojnë alpet”.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207