INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet që taksat për makinat të ndryshojnë, bazuar në...

Pritet që taksat për makinat të ndryshojnë, bazuar në...

Publikuar më: 09:30 03-07-2019

Taksat për makinat do të ndryshojnë. Ato do lëvizin bazuar në fuqinë e automjeteve dhe nivelin e ndotjes që lëshojnë në atmosferë. Në dokumentin paraprak parashikohet që të ketë lehtësime edhe për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Për shkak se këto lloje emetojnë më pak ndotje të ajrit në mjedis. Gradualisht do përjashtohen nga taksat dhe automjetet e reja me ndotje të ulët.
Për t’i konkluduar këto sugjerime do punojnë ekspertët e Ministrisë së Mjedisit, ata të Infrastrukturës dhe të Ministrisë së Financave. Do të nxiten qytetarët që të përdorin sa më shumë automjeteve që emetojnë sa më pak gazra ndotës në mjedis. Thelbësor është edhe bashkëpunimi me njësitë vendore, ku bashkive do t’ju kërkohet që të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit me energji elektrike për automjetet elektrike.
Kompanive të transportit urban, atyre të pastrimit të qytetit dhe disa kategorive të tjera do tu kërkohet rinovim i flotës. Paralel me këto masa do të rriten dhe kontrollet për verifikimin e testimit të shkarkimeve të automjeteve, dhe furgonëve apo autobusëve me qëllim reduktimin e shkarkimeve të ndotësve të ajrit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768