Një firmë kineze do të nxjerrë në treg smartphone-in e parë të përkulshëm në botë, në fund të këtij viti.
Moxi Group, një kompani e re me bazë në Chonqying, thotë se po planifikon të prodhojë 100 mijë pajisje fleksible në Kinë, të cilat do të kushtojnë 520 paund secila.
Telefoni do të duket si një smartphone i gjatë e i hollë, kur nuk është i mbësthjellë, me një ekran të gjërë e bateri të madhe në fund.
Bazuar në imazhet e publikuara nga Moxi, pajisja do të mund të përkulet e gjitha duke i lejuar të gjithë klientët ta vendosin në kyçin e dorës si byrzylyk.
Smartphone-t fleksibël janë shpikur më parë, kryesisht nga studiesit e universiteteve ose si koncepte nga kompani të mëdha elektronike.
Moxi do të jetë telefoni i parë vërtetë i përkulshëm në botë, dhe gati për klientët.