Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Interi, por ndoshta edhe nga Italia, raportojnë mediat italiane.
Sipas mediave italiane, në fakt, menaxheri i futbollistit ka thënë se përfaqësuesi shqiptar preferon të luajë jashtë Italisë, edhe pse zikaltërit po mendojnë ta huazojnë atë në Cremonese.
“Tuttomercatoweb.com, shkruan se, “Interi do ta kompletojë transferimin e tij, por ai do të huazohet. Dëshirë jona është në një skuadër jashtë Serie A, pasi në Itali nuk u besojnë lojtarëve të rinj”, u shpreh menaxheri i Manajt për portalin e njohur Italian”.