INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritja e ëmbël/ Elisa Spiropali tregon kur vjen në jetë fëmija i dytë

Pritja e ëmbël/ Elisa Spiropali tregon kur vjen në jetë fëmija i dytë

Publikuar më: 10:30 24-09-2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka dhënë gjatë një interviste lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë.

Ajo ishte e ftuar në “Abc News” dhe i ka ardhur e papritur pyetja e gazetares Mirela Milori para kamerave për shtatzëninë e dytë.

“Kjo ishte e papritur në këtë studio, por këto janë punë të Zotit që nuk mund të parashikohen. Është një lajm i mirë për ne patjetër, është shkak për lumturi.”- pranoi Spiropali.

E pyetur se si po e përjeton këtë shtatzëni të dytë, Ministrja tregoi se sjellja në jetë e një tjetër fëmije i jepte më shumë energji dhe motivim.

“Përveç tërmetit që na tronditi pak, të gjitha të tjerat kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka probleme. Mua më shtohet energjia dhe dashuria edhe për punën, edhe për vendin duke qenë se po sjell një fëmijë tjetër këtu. Gjithçka shumë mbarë dhe nuk e konsideroj si një lloj pengese ose sëmundje, përkundrazi, më ka dhënë shumë energji.”- është shprehur ajo.

Gjithashtu, Spiropali konfirmoi se fëmija i dytë parashikohet të vijë në jetë në muajin janar.

Ministrja është gjithashtu nënë e një vajze të quajtur Nalta.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166