Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan para disa ditësh janë bërë prindër, të një vogëlushi, të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan.
Kjo fjalë në gjuhën turke gjithashtu ka edhe një simbolikë me Elefantin.
Almeda lindi në njërin prej spitaleve më të njohura të Turqisë ku edhe iu bë një pritje madhështore nga familjarët e saj.
Në fotografitë e postuara nga vet aktorja, shihen detaje të dekoruara jashtëzakonisht bukur dhe në mënyrë të veçantë për foshnjën e çiftit të famshëm.
Në qendër të dekorit duket që është pra edhe elefanti, i cili siç e ka shpjeguar edhe modelja shqiptare në Turqi ka një vlerë të madhe simbolike.