INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritje madhështore për Haradinaj në Prishtinë: Serbia nuk ka çfarë kërkon brenda Kosovës [VIDEO]

Pritje madhështore për Haradinaj në Prishtinë: Serbia nuk ka çfarë kërkon brenda Kosovës [VIDEO]

Publikuar më: 20:23 27-04-2017

Një ditë e veçantë sot për familjen Haradinajn dhe të gjithë Kosovën, pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është lënë i lirë. Ai ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen e sotme ku është pritur ashtu siç i ka hije në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Haradinaj ka mbajtur një fjalim para mijëra përkrahësve të tij ku pasi i ka falënderuar për mbështetjen  ka folur për Demarkacionin fillimisht:

 “Jemi populli populli më i vjetër, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Nuk ju kemi shkaktuar kurrë tragjedi fqinjëve. Ne nuk duam ta kthejmë kohën 1000 vjet mrapa, por më kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqëve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodhë, ka dy vite që jemi blloku, sepse nuk po guxojnë të thonë se kemi gabu”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për Serbinë, me fletarrest të të cilës u mbajt për më shumë se tre muaj në Francë, Haradinaj ka thënë se armikut të keq, në këtë rast Serbisë, duhet me ja tregu vendin, ashtu siç ja ka bërë Kroacia. 

“Serbia nuk ka se çfarë kërkon brenda Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Në turmën e njerëzve,  është parë Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Fatmir Limaj, Bilall Sherifi e pjesëtarë të tjerë të Nismës për Kosovën. 

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266