Pritja e gjatë ia ka vlejtur! Më në fund është zbuluar kuptimi i “Lejla”, mister ky që na ka bërë kurioz për pothuajse dy muaj që nga lajmërimi i parë në muajin gusht. Bëhet fjalë për këngën më të re të publikuar nga Elvana Gjata në bashkëpunim me dy reperat e mirënjohur kosovar, Capital T dhe 2po2.
3 gjigandët e muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat dhe kanë lançuar klipin “Lejla”, klip në të cilin Elvana qëndron mbi trenin që ecën me shpejtësi, Capital T në një helikopter dhe 2po2 duke shijuar një puro gjatë shetitjes me varkë, sigurisht që çdo gjë e veshur me lejla.
Kënga është produksion i Flori Mumajesit, i cili së bashku me dy reperat kanë shkruar tekstin, ndërkohë që videoklipi është realizuar nga Max Produciton.
Me pak fjalë, ka të gjitha cilësitë për tu shndërruar në një mega-hit.