Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë.
Burime për ‘telegrafi’ bëjnë me dije se çifti i njohur nga Kosova kanë mirëpritur ditën e mërkurë fëmijën e tyre të dytë, e cila është është vajzë.
Elita ka sjellë në jetë bebushen përmes prerjes cezariane në një spital privat në Prishtinë dhe të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Fëmija i tyre i parë është Zëri, i cili mbushi 2 vjeç pak ditë më parë.