INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritjet e ëmbla të 2016-ës [FOTO]

Pritjet e ëmbla të 2016-ës [FOTO]

Publikuar më: 16:46 29-12-2016

Përpos shumë ngjarjeve të tjera, 2016-a gjithashtu  iu dha kënaqësinë shumë personazheve të showbiz-it shqiptar  të bëhen prindër, disa prej të cilëve për herë të parë.

Këto janë pritjet e ëmbla të vitit 2016…

 

Aurela Gaçe, nënë për herë të dytë

Aurela Gaçe këtë vit  përjetoi edhe njëherë kënaqësinë e të bërit prind, pesë vite pas lindjes së vajzës së pare,  Grace. Familja e këngëtares u bekua për herë të dytë me një tjetër vogëlushe  duke bërë mami Aurelën dhe babi Skerdin  të përjetojnë edhe njëherë kënaqësinë e të bërit prindër.

 

Aurela.jpg

 

Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Me 13 dhjetor  Sara Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.

Ata vendosën  ta quajnë London Noor Liço, një emër goxha i veçantë.

London  ka sjellë shumë gëzim, në jetën e çiftit të ri, Sarës  dhe  moderatorit të Top Channel, Ledion Liços  të cilët janë në një lidhje prej kohësh.

 

ledioni_-_Copy.jpg

Emina Cunmulaj  dhe Sam Nazarian

Modelja e njohur Emina Cunmulaj gjatë muajit mars solli  në jetë fëmijën e saj të parë.

Vogëlushja mban emrin Ella Faria Nazarian dhe përveç  emrit, mami Emina e entuziasmuar ka bërë publike çdo të dhënë tjetër për vajzën, përfshirë edhe peshën dhe gjatësinë. Edhe pse gjatë shtatzanisë modelja e ka ndjerë shumë mungesën e nënës së saj për ta patur pranë në këtë moment kaq të rëndësishëm për të, tashmë familja e saj e re u plotësua me ardhjen në jetë të vajzës.

emina.jpg

 

Vesa Luma dhe Big Basta

Me siguri ky i këtij viti ka qenë qershori më i veçantë për Big Bastën dhe Vesa Lumën e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe jo më kot zgjodhi një ditë të veçantë si,  1 qershori  për ta prezantuar publikisht për herë të parë vogëlushin Lian, ardhja në jetë e të cilit i ka lumtuar shumë.  “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë gëzimin e emocionin më të mirë në botë që po më jep kjo ndjesi e të qenit NËNË!” – shkruajti Vesa  teksa mbante në duar Lianin e vogël.

big_basta.jpg

 

Suada Sherifi

Bukuroshja 28 vjeçare është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Deizi, emër  kuptimi it ë cilit është  “drita e ditës”. Dhe për 1 vjetorin e vajzës, pikërisht me 15 shtator, bukuroshja ka rrëfyer se ka ndërmend të bëjë dasëm .

sherifi.png

 

Florian Binaj

Aktori i show-t të humorit “Portokalli” është bërë baba për herë të dytë.

 Pas vajzës, ai dhe bashkëshortja u bënë prindër të një djali.  Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë Florian Binaj me ndjekësit nëpërmjet postimit të fotos së parë të vogëlushit të cilin e quajti, Glauk.

“Sot, dorën sa gishti, nesër jetën sa malet!!!Sot lindi Glauk, djali jonë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur!!!” , shkruajti ai i emocionuar.

flori.jpg

 

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

Këngëtari i njohur i muzikës popullore është bërë baba për herë të parë.

Është vetë Sinani që e ka konfirmuar lajmin duke postuar në rrjetet sociale foton e parë të djalit të tij. Ai është shprehur edhe në mbishkrim duke thënë se kjo është “ndjenja më e bukur në botë” dhe se ishte thjesht “pa fjalë” në ato momente. Vogëlushi  quhet Anis, dhe duket se për këtë emër janë bashkuar dy emrat e prindërve të tij, Andrra dhe Sinan.

sinan_hoxha.jpg

 

Jonida shehu

Moderatorja e “Pasdite në Top Channel” u bë nënë për herë të pare këtë vit  pasi  solli në jetë vajzën. Kristal, është emri që Jonida Shehu zgodhi për t’ia vënë vogëlushes dhe këtë lajm të gëzueshëm e ndau me miqtë e saj në Instagram nëpërmjet një fotoje ku tregonte se ndodhej në sallën e operacionit me vajzën e sapolindur.

jonida.jpg

 

Teuta Krasniqi

Pas ndarjes nga Blero, Teuta  Krasniqi ka sjellë në jetë një vajzë nga lidhja me partnerin  e saj, Adonisin. Nga martesa e parë me Bleron ajo ka një vajzë, Tarën të cilës i dhuroi një motër, Kaja-n.

 teuta_k.jpg

 

Silva Gunbardhi

Këngëtarja Silva Gunbardhi këtë vit ka sjellë në jetë djalin të cilit i ka vënë emrin Dalvi.

Vetë artistja ka shpërndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale, duke treguar me një fotografi se ajo ka lindur djalë me mbishkrimin ‘Mirë se erdhe në jetë shpirti im Dalvi’.

 

silva.jpg

 

Berkan Asllani

Këngëtari nga Maqedonia, Berkan Asllani, është bërë për herë të parë baba i një vajze.

Vajza, vjen si fryt i dashurisë disavjeçare të këngëtarit me Sibelin, me të cilën e kurorëzoi dashurinë në tetor të vitit 2015.

jmnojn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322