INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problem me sistemin Apple një ditë mbas prezantimit të eventit

Problem me sistemin Apple një ditë mbas prezantimit të eventit

Publikuar më: 10:39 31-10-2018

Pas problemeve të hasura nga shumë përdorues pas instalimit të watchOS 5.1, Apple ka vendosur të heqë përditësimin. Disa Apple Watch kishin ngecur në logon e mollës që po instalohej.

Gjatë natës, në Twitter, Reddit dhe në forumin mbështetës të Apple, raportet orë pas ore të përdoruesve që gjetën veten me një Apple Watch plotësisht të bllokuar gjatë përditësimit të watchOS 5.1 janë rritur. Në fakt, gjatë instalimit, smartwatch mbetet i mbërthyer në logon e mollës gjatë rihapjes.

Instagram Banner

Apple konfirmoi problemin dhe tha se tashmë po punon për të gjetur një zgjidhje. Për momentin, watchOS 5.1 është tërhequr: "Për shkak të një numri të vogël të përdoruesve të Apple Watch që hasën probleme në instalimin e watchOS 5.1, ne kemi hequr dorë nga përditësimi si masë parandaluese".
©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109