Dy sulmuesit kryesore te PSG-s Neymar e Cavani patën dy përplasje. Në fillim për një goditje dënimi ku u desh braziliani tjetër Dani Alves që t’i merrte topin Cavani-t për t’ia dhënë Neymar. Por në gjuajtjen e penalltisë uruguajani nuk e la topin, edhe pse nuk arriti ta shndërronte atë në gol.
Edison Cavani ka folur për mediat se nuk ka asnjë problem mes tij dhe Neymar, pavarësisht se u kapën me njëri-tjetrin për gjuajtjen e penalltisë në fitoren e PSG 2-0 përballë Lyon.
“Janë gjëra që ndodhin, nuk e di pse po krijohen kaq shumë histori. Në futboll ndodhin të tilla gjëra. Mes meje dhe Neymar nuk ka asnjë problem” tha Cavani.
“Ashtu si gjithë ekipi edhe unë që Neymar të përshtatet sa më shumë me skuadrën dhe besoj se do të arrijë ta bëjë një gjë të tillë shpejt,” sqaroi uruguajani.