Si të mos mjaftonin problemet shpirtërore, tashmë Justin Bieber i duhet të përballet edhe me ato financiare.
Këngëtari 22 vjeçar është paditur për vlerën e plot 650 mijë dollarëve pasi paraqitjen e tij në një klub në Kanada. Bieber supozohej të shfaqej në Beachclub në Montreal gjatë gushtit të kaluar, i njëjti vend ku Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 18-të. Pra, jo ndonjë vend dosido, por nuk është se artistit kanadez mund t’i bëjë përshtypje ky fakt. Duket se gjithçka është hedhur në erë pasi klubi po përpiqej të negocionte një shumë më të ulët se ajo fillestare meqe Justin nuk i promovoi në rrjetet sociale. Por mesa duket, këto lloj marrëveshjesh s’pijnë ujë me Bieber.