INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Problemet e papunësisë, SHKP një nga shkaqet të paarsimuarit[VIDEO]

Publikuar më: 10:32 31-08-2018

Veç faktit që në Shqipëri tonë nuk ka shumë vende të lira pune për shkak se bizneset kanë patur herë pas herë kriza dhe nuk kanë hapur shumë të reja, Shërbimi Kombëtar i Punës ka publikuar dhe faktorë të tjerë. Gjatë një analize që i ka bërë mbi zhvillimet në tregun e punës ka vërejtur se niveli i ulët arsimor i punëkërkuesve është një pengesë serioze që ata të integrohen në tregun e punës. Nga të dhënat mësohet se punëkërkuesit me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 57% të totalit të të papunëve të regjistruar dhe 28% e ofertave të punës janë për specialistë me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nënpunës, ndërsa 40% janë për zanatçinjtë. Kështu që kjo kategori nuk e gjen veten fare në kërkesat e punëmarrësve. Ndërsa punëkërkuesit më arsim të lartë e kanë shumë të thjeshtë të gjejnë vetë një punë.

31% e të punësuarve më arsim të lartë janë kryesisht mësues, 19% punojnë në shëndetësi, pjesa tjetër punojnë në administrim biznes dhe në fushën e komunikimit dhe informacionit.
Gjithësesi nga të dhënat kuptohet se nevojat e tregut të punës po orientohen gjithnjë e më shumë nga zanatet dhe profesionet, në zyrat e punësimit janë regjistruar rreth 13 mijë e 660 persona si të papunë që zotërojnë një zanat.
Pjesa më e madhe mësohet se janë teknike në ndërtim të arsimuar para viteve 1990 dhe 2390 persona janë regjistruar si zanatçinj të metalit, montimit dhe përpunimit të tyre dhe një pjesë tjetër prej 3600 punëkërkues janë me njohuri nga industrinë përpunuese si ato ushqimore, drurit dhe tekstilit.
Mësohet së në fund të 2017, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 83.497 punëkërkues të papunë.

Article Logic
Execution time: 0.0020570755004883