Pas marrëdhënies në krizë me Gigi Hadid, Zayn Malik duket se ka vendosur të gjejë një zgjidhje “alternative”.
Edhe pse është raportuar se çifti është përsëri bashkë, artisti britanik ka kontaktuar me ish të fejuarën e tij Perrie Edwards. Është vetë Zayn ai që i dha fund fejesës, por tashmë po përpiqet të rikrijojë kontakt me të dhe mësohet se kërkon ta takojë personalisht. Nga ana e saj, edhe bukuroshja e grupit Little Mix duket se është treguar e hapur ndaj këtij afrimi pasi ylli i muzikës pop nuk është më në listën e numrave të bllokuar në celin e saj. Po Gigi ç’do mendojë vallë? Fundja, nuk është se ata të dy janë të ndarë, me babanë e saj që konfirmoi të kundërtën dhe vetë supermodelen që shprehet mbi artistin 23 vjeçar sa herë i jepet mundësia. Por kështu si po shkon puna, gjërat shumë shpejt mund të ndryshojnë!