INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme me hangover? Beckham ju mëson si të shpëtoni nga dhimbja e kokës!

Probleme me hangover? Beckham ju mëson si të shpëtoni nga dhimbja e kokës!

Publikuar më: 13:26 21-12-2016

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të jetë një problem për të gjithë gjatë festave të fundvitit.

Ç’është e vërteta nuk është dhe aq pjesa në të cilën pi se sa dhimbja e kokës të nesërmen, kur betohesh për të kush e di se satën herë që nuk do të futësh më alkool në gojë. Një gënjeshtër me brirë se të gjithë e dimë si përfundon. Një këshillë se si t’ia bëjmë me dhimbjete kokës të nesërmen na vjen nga një ish futbollist profesionist, i cili teorikisht nuk duhej të kishte të bënte me alkoolin. Por një personazhi si David Beckham i falet dhe madje mund të përfundojmë edhe duke e falenderuar. Ai tregon se gjyshi i tij i ka trashëguar sekretin e familjes, se si të shpëtojë nga një hangover. Gjithçka duhet të bëni janë dy hapa shumë të thjeshtë. E para, të pini një tabletë Alka Seltzer të shkrirë në ujë përpara se të flini. E dyta, të hani një sanduiç me proshutë mëngjesin tjetër. Nuk e dimë se nëse ka tableta të tilla në farmacitë tona, por do ia vlente vërtetë në rast se do hiqte një ditë të tërë me dhimbje koke në dy hapa kaq të shkurtër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654