E kemi parë prej disa sezonesh të imitojë personazhe të njohur në “Portokalli” dhe të themi të drejtën e bën shumë mirë punën e saj. Bëhet fjalë për aktoren Delinda Disha e cila së fundmi ka folur për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte teksa ishte e ftuar te Bieta Sulo.
Moderatorja e pyeti nëse ka patur probleme me ndonjë nga personazhet që ajo ka imituar në spektaklin e humorit dhe aktorja vijoi me një përgjigje të sinqertë.“Më vjen keq që mërziten, duhet ta marrin me sportivitet dhe dashamirësi, sepse në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, u shpreh ajo.