INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme me Strakoshën? Panucci fton papritur portierin e skuadrës së Superiores

Probleme me Strakoshën? Panucci fton papritur portierin e skuadrës së Superiores

Publikuar më: 08:21 03-10-2017

Trajneri i kombëtares, Cristian Panucci, prej disa ditësh e ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy sfidat e fundit të grupit me Spanjën dhe Italinë.

Pasardhësi i De Biasit ka thirrur tre portierë, Etrit Berishën, Thomas Strakoshën dhe Alban Hoxhën. Por mesa duket plani i është prishur, pasi portieri i Lazios ka pësuar një dëmtim dhe mund të mos jetë i gatshëm për lojë.

Për të parandaluar ndonjë surprizë të pakëndshme, Panucci i ka bërë ftesë “gardianit” të Kukësit, Enea Koliçi.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613