Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e një remonti të OSHEE, Depo e Ujit Kombinat nuk ka mundur të kryejë plotësisht proçesin e furnizimit.
Për këtë arsye zona e Kombinatit do të ketë kufizim të përkohshëm të furnizimit me ujë. Kolegët e OSHEE dhe të UKT janë angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet.
Falenderojmë banorët për mirëkuptimin!