INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme në aplikacionin që Facebook ka krijuar për fëmijët, siguria e tyre në rrezik

Probleme në aplikacionin që Facebook ka krijuar për fëmijët, siguria e tyre në rrezik

Publikuar më: 12:11 23-07-2019

Aplikacioni i Facebook, Messenger Kids i cili është krijuar për fëmijët nën 13 vjeç po has probleme.

Kompania e Facebook lajmëroi se për shkak të një pakujdesie, aplikacioni po del jashtë kontrolli duke bërë që persona të rritur mund të hyjnë dhe të komunikojnë me fëmijët duke vënë në rrezik sigurinë e fëmijëve.

Messenger Kids është krijuar nga Facebook për fëmijët nën 13 vjeç në vitin 2017.

Aplikacioni kishte për qëllim t'i lejonte fëmijët të bisedonin vetëm me miqtë të cilët ishin miratuar nga një prind.

Prindërit kishin kontroll mbi këtë aplikacion dhe konfirmonin çdo person që mund të tentonte të komunikonte me fëmijët e tyre.

Por së fundmi në këtë aplikacion Facebook futi opsionin e komunikimit në grup dhe në këtë mënyrë ju lejon fëmijëve të fusin në grupe kë të duan, duke bërë që prindërit të mos kenë më akses tek fëmijët e tyre.

Ky problem u ngrit si shqetësim nga prindërit të cilët treguan me mijëra raste ku në komunikimet në grup të fëmijëve ishin futur të rritur që nuk kishin lidhje me fëmijët e tyre.

Pas këtyre shqetësimeve një zëdhënës i Facebook-ut tha për BBC-së se gabimi ishte rregulluar menjëherë sapo kompania kishte marrë njoftimet nga prindërit.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387