INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme në martesë, Arbana Osmani drejt ndarjes nga bashkëshorti? Dalin detaje të tjera: Moderatorja jeton në shtëpi më vete ... [FOTO]

Probleme në martesë, Arbana Osmani drejt ndarjes nga bashkëshorti? Dalin detaje të tjera: Moderatorja jeton në shtëpi më vete ... [FOTO]

Publikuar më: 21:15 12-01-2019

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar, e cila me sukses përgjatë viteve ka arritur të drejtojë programe shumë të ndjekura. Kjo gjë po ndodh edhe në këtë fillim sezoni televiziv pasi sipas gjasave emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do të jetë një nga programet më të komentuara nga shqiptarët.

Nga ana tjetër, Arbana jetën private ka ditur që përgjatë këtyre viteve në ekran ta mbajë larg syrit publik, megjithëse ka një martesë 16 vjeçare me partnerin e saj Ardit Kero. Ata kanë dhe një djalë bashkë, Jonin, i cili pranverën e kaluar mbushi 4 vjeç. Pavarësisht se sa e kujdesshme është treguar moderatorja me detajet rreth jetës personale, duket se problemet e mundshme që ka së fundmi në martesën e saj nuk janë më të fshehta.

dbfdea798cfd0bfb9cfad5cd2fa5d8f3.png

Në fakt fjalët për probleme në çift kanë qarkulluar prej muajsh por burime për “iconstyle. al” e konfirmojnë më shumë këtë lajm. Gjitahshtu burime për Blitz.al thonë se moderatorja tani nuk jeton më në njejtën shtëpi me partnerin por në një shtëpi më vete, së bashku me djalin. E nëse do të tregohemi pak të kujdesshëm, vemë re dhe një detaj tjetër që mund të merret si tregues. Unazën në dorën e majtë, të cilën Arbanës ja shikon pothuajse në të gjitha fotot e sezonit të vjetshëm të “Dua të të bëj të lumtur”, si për shembull:

arbana3.jpg

arbana2.jpg

Këtë sezon nuk e ka, ose të paktën puntatën e parë të programit të saj:

arbana1.jpg

Megjithatë asgjë ende nuk është zyrtare apo e konfirmuar nga vetë ajo, e ndoshta edhe këtë herë Arbana jetën personale do ta mbajë, epo personale.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333