Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave rozë pas disa thashethemeve të cilat thonë se ajo është në prag ndarjeje nga bashkëshorti i saj. Mirëpo nuk ka patur ende asnjë reagim nga Arbana lidhur me këtë lajm, por së fundmi një komentues i kërkuar moderatores të ftojë në emision politikanët sepse nëse i bën të lumtur mund të reflektojnë për gabimet që bëjnë.
Përgjigja e Arbanës ka qenë e prerë: “Kurrë”. Në këtë mënyrë moderatorja na e bëri të qartë se politikanët nuk do të jenë pjesë e programit të saj.