Gjendje alarmi është krijuar në Orosh të Mirditës aty ku si pasojë e rrëshkitjes së tokës e masiveve të dherave 10 shtëpi janë shkatërruar.
Banorët jetojnë me ankth e frikë pasi shembjet vazhdojnë ende.
Ditën e djeshme në fshatin Resp, pranë Rrugës së Kombit, në hyrje të tunelit u shkatërrua një biznes autogrill si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga shpati i malit.
Por kjo duket se ishte më e pakta përballë rrezikut serioz për jetën që u kanoset banorëve të mbetur tashmë pa shtëpi dhe nën kërcënimin e motit që sërish sot është me reshje e erë të fortë.