Probleme në parajsë për Tom Hiddleston dhe Taylor Swift.
Ndërsa romanca e tyre tronditi të gjithë mediat vetëm dy muaj më parë, tani duket se gjërat janë ftohur disi mes dyshes së yjeve të spektaklit. Sipas UsWeekly, bukuroshja e muzikës pop dhe aktori 35 vjeçar kanë përjetuar një debat të fortë në fillim të këtij muaji. Një burim pranë tyre ka rrëfyer se Tom dhe Taylor nuk po kalojnë më aq shumë kohë bashku, siç bënin në fillim. Megjithatë nuk është për t’u shqetësuar. Fundja pas çdo ndarjeje, vjen një super-album i ri nga e përhershmja Swift.