Çështja e mbajtjes së linjave në formën më të mirë është mëse jetike për shumë Vip-a të showbizz-it.
Na kanë treguar me postime se mbajnë dieta, bëjnë yoga dhe stërvitje të llojeve të ndryshme që të kenë performancë sa më të mirë fizike.
E tillë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila na ka treguar me postimet në Instagram se adhuron të stërvitet dhe na ka treguar gjithashtu se stërvitet edhe duke bërë boks.
Por stërvitja ka raste kur nuk shkon dhe aq mirë edhe për Duan ka ndodhur një problem i vogël.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila me një postim në Instastory ka treguar duart e saj të cilat janë dëmtuar paksa nga grushtimet e thesit të boksit.
“E sigurt për të thënë se dëmtova pak kockat e duarve këtë mëngjes”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instastory.