Është një nga zërat më të fuqishëm të skenave ndërkombëtare por mesa duket problemet shëndetësore e kanë përballur me vështirësi të mëdha.
E kemi fjalën për këngëtaren Lady Gaga e cila vitin e kaluar këngëtarja u diagnostifikua me fibromialgji, sëmundje e cila prek të gjithë trupin.
Duke bërë një retrospektivë për ngjarjet, në atë periudhë këngëtarja anuloi koncertin ‘Rock in Rio’ në Brazil.
Gjithsesi pas disa përmirësimesh Gaga u ngjit sërish në skenë për të performuar hitet e saj. E fundit ishte performanca madhështore në çmimet ‘Grammy’.
Por duket se gjendja e saj është përkeqësuar përsëri pasi ylli i muzikës pop ka anuluar dhjetë koncerte, të cilët janë pjesë e turit të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku ka treguar se për momentin ndodhet në një regjim strikt nga mjekët dhe për këtë arsye është e detyruar të anulojë koncertet.