INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme për Samsung, ndërpritet shitja e Galaxy Note 7

Probleme për Samsung, ndërpritet shitja e Galaxy Note 7

Publikuar më: 08:50 12-10-2016

Samsung  Electronics i bëri thirrje klientëve që zotërojnë telefonat Galaxy Note 7 të mos i përdorin ato, ndërsa kompania do të hetojë pretendimet për marrjen flakë të aparateve.

Gjiganti koreanojugor i teknologjisë tha gjithashtu se do të ndërpresë shitjen e të gjitha telefonëve të tillë.

Samsung tërhoqi nga tregu 2.5 milionë aparate celularë në muajin shtator pas ankesave për shpërthimin e baterive, por më vonë njoftoi klientët se të gjitha pajisjet e zëvendësuara ishin të sigurta.

Por, tani ka raportime se edhe ata telefona që janë zëvendësuar kanë marrë flakë. Një burrë në Kentaki tha se ishte zgjuar në një dhomë të mbushur me tym për shkak të Galaxy Note të zëvendësuar, ndërsa më herët një avion në SHBA u detyrua të evakuohej pasi një pajisje e re kishte filluar të lëshonte tym në kabinë.

“Duke qenë se siguria e klientëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor, i kërkojmë të gjithë distributorëve dhe dyqaneve partnerë në botë të ndërpresin shitjet e Galaxy Note 7 deri sa të përfundojnë hetimet”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Ajo shton gjithashtu se personat që zotërojnë një aparat origjinal apo të zëvendësuar të këtij modeli duhet ta fikin atë dhe të mos e përdorin.

Telefoni u lançua në muajin gusht dhe supozohej të konkurronte iPhonin e fundit te Apple, por vendimi për të tërhequr aparatet për të dytën herë në 2 muaj, tregon se kompania nuk po ja del do të ndreqë problemin e mbinxehjes.

Mediat koreanojugore sugjerojnë se ka shumë mundësi që kompania të ndërpresë përgjithmonë shitjet e telefonit. Analistët sugjerojnë se problemi katastrofik i produktit te ri të Samsung, do ta dëmtojë seriozisht pozicionin kompetitiv të kompanisë në tregun e telefonave celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0036191940307617