INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme shëndetësore për Encën. Nuk do ta besoni kush e ka shpëtuar [ENCA]

Probleme shëndetësore për Encën. Nuk do ta besoni kush e ka shpëtuar [ENCA]

Publikuar më: 19:00 10-03-2017

Ky është efekti i koncerteve të shpeshta dhe lodhjes së tepërt. Enca është një ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale dhe pothuajse çdo ditë publikon foto “hot”, artistike, pse jo edhe dedikime. Mirëpo këtë herë ajo na ka treguar gjendjen e saj shëndetësore. E mbuluar e gjitha, me një filtër Snapchati, Enca ka shkruar “Mendoj se theva kërbishtin”.

Ajo më pas ka postuar të tjera foto për të treguar se si ndodhi incidenti dhe për të qetësuar fansat sigurisht.

Enca ka treguar se si pasojë e një incidenti ditën e djeshme, ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar aq keq sa për pak ka rrezikuar të thyejë edhe shtyllën kurrizore. Këngëtarja ka rrëfyer se nga kjo gjë e tmerrshme e ka shpëtuar vetëm të pasmet e saj të bëshme, sepse i kanë krijuar një bazament të fortë kur ka rënë. “Mbrëmjen e djeshme rashë nga një lartësi, por rashë me vithe fatmirësisht dhe të mos ishte për përmasën e tyre unë do të kisha thyer shtyllën kurrizore” – është shprehur Enca.

“BigBooty për ditë të këqija”. 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273