Sikur mos të mjaftonin skandalet në të cilat është përfshirë Dukesha e Sussex deri më tani prej familjarëve të saj, kishte mbetur dhe një skandal droge pa dalë në shesh, pjesë e të cilit është babai i saj.
Mesa duket “motra sekrete” e Meghan, Lori Davis, një konsumuese e vazhdueshme e drogës, ka mashtruar të atin e Meghan, duke i vjedhur atij 6 mijë dollarë.
Lori Davis ishte një mikeshë e mirë e familjes, dhe babai i Meghan e konsideronte atë si vajzë.
Duket se mardhënia e afërt nuk ka qenë reciproke, pasi Davis i përdorte Markle vetëm për t’u zhvatur atyre para, të cilat më pas i shpenzonte në drogëra të ndryshme.