Fansat e Inter Milan e kanë quajtur Icardi-n “një copë m…” dhe kanë kërkuar largimin e tij si kapiten i skuadrës. Kjo pas komenteve të argjentinasit ndaj ultrasve zikalter në librin e tij autobiografik.
Duke u kthyer pas në kohë, Icardi përmend në librin e tij, xhestin e një prej ultrasve të “Curva Nord”, kur ky i fundit mori një bluzë nga duart e një fëmije dhe e lëshoi në drejtim të lojtarit pas humbjes përballë Sassuolo Shkurtin e vitit 2015. Fansat e kanë quajtur Icardi-n shpifës, dhe librin e tij qesharak, për sa i përket incidentit, asgjë nuk është e vërtetë.
Edhe pse paraqitja e Icardi-t është goxha e mirë, duke shënuar 6 gola në 7 ndeshje, 23 vjeçarit do t’i duhet të largohet nga pozicioni i kapitenit, pas komenteve negative të bëra nga Zv.Presidenti i klubit, Javier Zanetti. “A na duhet të marrim masa? Fatkeqësisht po. Fansat janë faktori më i rëndësishëm, ata na shoqërojnë në çdo hap dhe ne duhet t’i respektojmë,” – ka qenë deklarata e Zanetti-t për Mediaset Premium.