INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet me zemrën, vdesin në QSUT dy të arrestuarit

Problemet me zemrën, vdesin në QSUT dy të arrestuarit

Publikuar më: 08:10 19-09-2016

Problemet me zemrën kanë sjellë vdekjen e një të dënuari si dhe një të paraburgosur në Qëndrën Spirtalore Nënë Tereza. Sipas të dhënave të uniformave blu viktimat janë Adem Alushi nga Saranda dhe Fadil Hoxha nga Lushnja.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se pacienti Fadil Hoxha u paraqit me probleme të rënda shëndetësore pasi ishte ndaluar nga policia e Lushnjes. Burimet thanë se ai i është nënshtruar trajtimit mjekësor por nuk ka mbijetuar.
Ndërkohë familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje. Ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar. Ndërsa policia hedh poshtë pretendimet e familjarëve
Blutë hedhin poshtë pretendimet e familjarëve se nuk kanë lejuar futjen e ilaçeve për Hoxhën.
“Sqarojmë se ky shtetas ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marë rregullisht. Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta  familjarët  janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit qè ti sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15 shtetasi i arrestuar. Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull”.
Ndërkohë për Adem Alushin mësohet se ka ndërruar jetë rreth orës 5:20 në reanimacionin e Kardiologjisë po për shkak të problemeve në zemër. 55 vjeçari nga Saranda rezulton i dënuar për trafik droge.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873