Edhe pse të famshëm, përpos lukseve që i dhuron fakti se i njeh publiku i gjerë nuk mungojnë as problemet e vogla edhe për ish banorët e një prej shtëpive më të famshme në Shqipëri, si Big Brother.
Një nga banoret e cila pëlqehet nga publiku është edhe Fjorentina Halili e karakterizuar si një prej personazheve më të lezetshëm të BB9.
Mesa duke Fjorentina së fundmi ka patur një problem të vogël të cilin ka vendosur ta ndajë me fansat e saj në një postim në Instastory.
Ish-banorja e BB9 ka zbuluar me anë të postimit se është bërë pre e presionit të një personi, identitetin e të cilit ka preferuar mos ta bëjë publik.
Mashkulli misterioz ashtu siç ka treguar vetë Fjorentina e ka kërcënuar ish-banoren me anë të një profili fals.
'Mirë që kërkon falje po vazhdon akoma dhe kërcënon dhe ofendon. Vazhdo shoku se do të ta shkatërroj figurën e burrit që je' shkruan Fjorentina me një kërcënim publik në në tjetër postim në Instastory ndaj personit që e ka shqetësuar.