INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet shëndetësore gjatë shtatzënisë, ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve

Problemet shëndetësore gjatë shtatzënisë, ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve

Publikuar më: 21:14 10-04-2018

Inflamacioni si stresi apo gripi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin e trurin e bebit të pa lindur paralajmërojnë studiuesit e Universitetit të Shëndetësisë dhe Shkencës në Oregon.
Hulumtuesit i bazuan të dhënat e tyre në vëzhgimin e 84 femrave përgjatë shtatzënisë dhe dy viteve të para pas lindjes.
Ekspertët një muaj pas lindjes skanuan trurin e çdo fëmijë duke përdorur imazhe funksionale të rezonancës magnetike të cilat i ndihmuan të gjenin se femrat që kishin kaluar sëmundje të ndryshme gjatë shtatzënisë kishin më shumë gjasa që të lindin beba me zhvillim dhe me kujtesë të dobët në krahasim me moshatarët e tyre.
Ata gjetën një lidhje të afërt midis inflamatori të quajtur IL-6 dhe mos zhvillimin e trurit tek foshnjet.
Dr Damien Fair dhe udhëheqës i studimi ka paralajmëruar rrezikshmërinë që ka stresi apo një grip në zhvillimin e fetusit dhe në mirëqenien e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818