INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Procedohen 3 mjekët që operuan 16 vjeçaren, që ndërroi jetë. Zbulohet ekspertiza...[VIDEO]

Publikuar më: 10:41 17-05-2017

Pas humbjes së jetës të adoleshentes Pepa gjatë operacionit, Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal për mjekët e spitalit "Continental”.
Ata do hetohen për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj adoleshentes. Mjekët e  proceduar janë Tefik Zhurda, i cili pas vdekjes së vajzës tentoi ti japë fund dhe jetës së tij dhe është në gjëndje të rëndë në spital, mjeku Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf. Ky i fundit ka qenë edhe mjeku kirgurg i cili ka bërë ndërhyrjen. Po gjithësësi nuk dihet nëse mjekët do të dënohen, pasi burime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për IN News thonë se ekspertiza po përfundon dhe rezulton se Blerta Pepës i janë kryer të gjitha protokollet mjekësore dhe shkaktar i humbjes së jetës mendohet se është hipertermia malinje, që është  një çrregullim i rrallë gjenetik. Madje vajzës i është injektuar dhe ilaçi dantrolen që është parandaluesi i humbjes së jetës për personat me hipertemi malinje, por ai nuk dha rezultat.

Vazja pësoi një dëmtim në gju në ambientet e shkollës dhe për këtë arsye familja e saj mblodhi para që ajo të kryente operacionin, i cili sipas familjarëve nga shumë spitale të tjerë nuk ishte marrë përsipër.

Ndiqni lajmin e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986