Policia ka vijuar kontrollet e aktiviteteve të kundraligjshme të lojërave të fatit në të gjithë Qarkun e Durrësit.
Proçedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.
Shtetasi me iniciale D.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, proçedohet penalisht, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe fisha bixhozi.