INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Procedurat për të përfituar falje të taksave

Procedurat për të përfituar falje të taksave

Publikuar më: 08:19 18-07-2017

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin bizneset për të bërë pagesën e detyrimit principal, në mënyrë që të përfitojnë nga falja me kusht, siç parashikohet në ligjin për faljen fiskale. Në një njoftim për shtyp sqarohet se fshirja do të bëhet nga sistemi sapo të konstatohet përmbushja e detyrimit të pagesës.
Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, për fshirjen me kusht të detyrimeve për periudhat Janar 2011-Dhjetor 2014, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ai sqaron se, së pari, tatimpaguesit duhet të logohen në llogarinë e tyre e-filing. Më pas, në rubrikën “Kontabilitet”, duhet të klikojnë në nënmenunë “Urdhërpagesat”.
Pas kësaj, zgjedhin Urdhërpagesën përkatëse dhe e printojnë atë. Më pas mund të drejtohen në çdo bankë të nivelit të dytë duke kryer pagesën vetëm për detyrimin principal për tatimin, taksën, tarifën apo kontributin. Sapo sistemi tatimor të njohë likujdimin e detyrimit, ai ekzekuton fshirjen e gjobës dhe kamatëvonesës lidhur me të. Për t’u njohur me llojet e detyrimeve të cilat përfitojnë nga fshirja me kusht, mund të vizitohet faqja zyrtare e Tatimeve në rubrikën Legjislacioni/Akte 2017.
Tatimpaguesit mund të përfitojnë nga fshirja me kusht e detyrimeve nëse paguajnë detyrimin principal deri më 31 dhjetor 2017. Ligji parashikon detyrimet tatimore që fshihen pa kusht, ku përfshihen jo vetëm gjobat, por edhe tatimi (principali) dhe kamatëvonesat, që u përkasin periudhave tatimore përpara dhjetorit 2010, pavarësisht datës së konstatimit apo evidentimit të tyre.
Lidhur me kontributet shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal (kontributi) por falen vetëm dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098