INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Procedurat për turizimin e bujqësinë,  shteti ‘brenda’ në celular

Procedurat për turizimin e bujqësinë, shteti ‘brenda’ në celular

Publikuar më: 09:53 01-02-2018

Zëvendëskryeministrja Mesi së bashku me ministrin Peleshi dhe Klosi këtë të enjte kanë zhvilluar një takim me fermerë sipërmarrës dhe operatorë turistikë.

Në këtë takim është bërë prezantimi i fazës së parë të procesit të thjeshtimit të procedurave.

Gjatë fjalës së tij ministri i Bujqësisë Peleshi u shpreh se janë reduktuar në masën 63% të gjitha dokumentacionet, leje licenca dhe vërtetime.

Ai u shpreh se vitin tjetër aplikimet do të bëhen online nga shtëpia, duke cilësuar se shteti ‘do të futet’ në celular.

Peleshi shtoi se rezistenca që bën burokracia është më e madhe nga ajo që bën opozita për ligje apo për nisma të caktuara.

Edhe Ministri Klosi tha se turizmi dhe bujqësia janë dy fusha me prioritet për qeverinë.

Ai theksoi se lejet mjedisore brenda shkurtit do të jenë online.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648